Ç’është sistemi qendror i thithjes së pluhurit?

Sisitemi qendrorë i thithjes së pluhurit konsiston në një thithëse qendrore të vendosur në lokalet shërbyese, e lidhur me një rrjetë tubash te vendosura nën dysheme me një seri prizash thithëse të vendosura brenda në shtëpi.

Pluhurat e thithura me gypin fleksibël i cili kyçet në prizën thithëse kalojnë nëpërmes rrjetit tu tubave.

Kështu të gjitha pluhurat barten në thithësen qendrore, në mënyrë praktike dhe të shpejtë. Duke i falënderuar një rrjete dalëse të vendosur afër thithëses qendrore mikropluhurat e thithura përcillen jashtë duke garantuar kështu pastërti (higjienë) maksimale.

Kur mund të instalohet Sistemi qendror i thithjes se pluhurit?

Zakonisht  Sistemi qendror i thithjes se pluhurit instalohet gjatë ristrukturimit të objektit ndërtimor apo ne fazën e ndërtimit, pasiqë rrjeta e tubave duhet te jetë e vendosur nën dysheme.

Si përdoret Sistemi qendror i thithjes së pluhurit?

Sistemi qendror i thithjes së pluhurit përdoret si një thithëse e zakonshme, për dallim që për të thithur pluhurin mjafton të marrim vetëm gypin fleksibël dhe ta kyçim në prizen thithëse.Kështu është shumë më thjeshtë dhe me lehtë se sa përdorimi thithëses së zakonshme.

Cilat sipërfaqe ose hapsira mund di pastrojmë me Sistemin qendror të thithjes së pluhurit?

Mund të pastrohen të gjitha siperfaqet, meqenëse Sistemi qendror i thithjes së pluhurit Sistem Air është i përshtatur nga një seri pajisjesh të cilat mundësojnë pastrimin sa më të thellë të ç’do sipërfaqeje që nga dyshemeja e gjer ke druri, tepihët dhe perdet.

A mundë të bllokohet (mbyllet) Sistemi qendror i thithjes së pluhurit?

Vështirë mund të bllokohet (mbyllet), pasiqë priza e vendosur për thithje ka një hyrje prej 90° e cila lejon që të thithen vetëm gjërat e imëta. Gjithashtu tuba thithëse ka një diametër prej rreth 30 mm duke reduktuar kështu mëtej rrezikun për të thithur materialin që pengon dhe të rrezikshëm për bllokim.

Ku përfundon pluhuri i thithur?

Pluhuri i thithur përcillet duke e kaluar rrjetin e tubave gjer ke thithësja e cila vendoset në një lokal të destinuar për nxemje, garazhë apo në ballkon. Pluhuri përcillet duke kaluar filtrin për të përfunduar në kontenitorin e pluhurit. Ndërsa mikropluhurat përcillen duke kaluar nëpër një tubë i cili duke fryrë i përcjellë ato jashtë duke garantuar pastërtinë (higjienën) maksimale.

 

Ku gjinden prizat për thithje?

Prizat për thithje vendosen ne rreth 30 cm lartësi nga dyshemeja dhe mund te zgjidhen nga nje gamë e gjërë e prizave elektrike, ne bazë të modelit të ndërprerësit të rrymës te përdorur brenda objektit te banimit (ngjyrës apo formës).

A ka nevojë të vendoset nga një prizë në ç’do dhomë?

Sistem Air këshillon që të instalohet një prizë e thithjes përafërsisht në ç’do 35 metra katrore të siperfaqes. Për këtë arsye, numri i prizave varet vetëm nga sipërfaqja e banimit dhe nga konfiguracioni i banesës.
A është e zhurmshme?

Sistemi qendror i thithjes së pluhurit nuk është i zhurmshëm, mbi të gjitha duke falënderuar faktin se motori thithës (thithësja) vendoset në një lokal të ndarë.

A është e mundur që të na zë rryma duke prekur telat e një prize të thithëse?

Jo, nuk është e mundur të na zë rryma duke prekur telat e komandës së një prize sepse ato janë të tensionit të ulët (12 volt), pra janë të parrezikshme.

Sistemi qendror i thithjes së pluhurit a mund të instalohet në një banesë të përfunduar?

Sistemi qendror i thithjes së pluhurit është studiuar dhe projektuar për t’u instaluar nën dysheme, pra në fazën e ndërtimit ose të rindërtimit. Në raste të veçanta, tubat mund të vendosen edhe përgjatë mureve, në një lartësi prej rreth 30 cm nga dyshemeja ose drejtpërsëdrejti në plafon. Në këso rastesh të veçanta, këshillojmë megjithatë që të kontaktoni me shërbimin teknik të Sistem Air-it.

Në raste të njësive të vogla të banimit si monolokalet, a vlenë të instalohet Sistemi qendror i thithjes së pluhurit?

Sistemi qendror i thithjes së pluhurit vlen gjithmonë të instalohet, edhe në njësi të vogla të banimit dhe mund të jetë e zbatueshme edhe me instalimin e JOLLY-t, thithësja jonë e murit me vetëm një prizë (pa nevojen e rrjetitit të tubave). JOLLY është një thithëse e vogël pluhuri e cila vendoset brenda në mur, shumë e fuqishme, me karakteristika të gjitha të ngjashme me thithësen e zakonshme, shumë lehtë për ta montuar dhe e përshtatshme për t’u aplikuar në strukturat ekzistuese apo në banesa të vogla. Duke falënderuar zbrazjen e saj anësore, pra mikropluhurat i nxjerr jashtë.

A mund të thithen ujërat, me Sistemin qendror të thithjes së pluhurit?

Mund të thithen ujërat duke përdorur një separator të veçantë i cili lidhet me një tubë në prizën thithëse. Në këtë mënyrë mund të thithen ujërat pa rrezikuar që ato të hynë në sistemin e thithjes.

Qfarë mirëmbajtje kërkon Sistemi (impianti)?

Thithëset qendrore janë të pajisura me filtrin i cili është shumë i qëndrueshëm dhe çmontohet e pastrohet në atë mënyrë që Sistemi qendrorë i thithjes së pluhurit mbetet gjithmonë efikas. Ndërrimi i filtrit parashihet në ç’do 5 deri 10 vite. Pastaj duhet paraparë edhe ndërrimin e brushave të motorit elektrik pas rreth 500 orë të funksionimit.

Kush e instalon Sistemin qendror të thithjes së pluhurit (impiantin)?

Sistemi qendror i thithjes së pluhurit mund te instalohet nga cilido instalues i rrymës. Në rast nevoje, mund t’i drejtoheni shërbimit teknik të Sistem Air-it.

A nevojiten thasët për mbledhjen e pluhurit? E nëse po, ku mund të gjinden?

Thithëset qendrore civile Sistem Air janë projektuar në mënyrë që kontenitori për mbledhjen e pluhurit mund të zbrazet në mënyrë komode edhe pa thesin për pluhur. Në rast se preferohet të përdoret, mundet megjithatë të gjindet nëpër grosistët e elektro-materialit.

 

 

:Kompania Central Aspiratori  është përfaqësuese gjenerale e Sistem-Air nga Italia
.SELIA
 (përfaqësia) e kompanisë gjindet në Prishtinë në rrugën Ulpiana, D-9
VEPRIMTARIA :
ekskluzivisht importi-exporti dhe shitja e produkteve të sistemit të thithjes qendrore të pluhurave në tregun e Kosovës dhe rejonit.
Kompania disponon një ekip të gjëreë të profilit të ekspertëve prej ing. të arqitekturës, të ndertimtarisë, ekonomistëve të diplomuar dhe të teknikëve të elektros të cilët janë gjithënjë në disonim dhe shërbim të klientëve të vet.
Kompania, tani më ka bërë një emër të mirë në tregun kosovar dhe më gjërë, në saje të shtrirjes së saj  dhe mbulimit të tregut me produktet e veta, me korrektësinë dhe me punët kualitative të ekipit të vet për instalimin e impianteve të sistemit të thithjes qendrore të pluhurave me garancion prej 3 vitesh.
Central Aspiratori, është kompania e parë e cila ka sjelur këte risi të sistemit të thithjes qendrore të pluhurit për aplikim të gjërë, afatgjatë dhe të qëndrueshëm në tregun kosovar dhe ate të rejonit.
Destinimin e vet prioritar gjer më tani produktet e këtij sistemi e kan gjetur në të gjitha tipet e ndertimeve individuale (shtëpi,villa) si dhe nëpër objekte (ndërtesa) kolektive vertikale, nëpër qerdhe të fëmijëve parashkolor e gjetiu, sepse këte ia mundëson shumllojshmëria e llojeve të ndryshme, dimensionaliteti dhe dizajni i produkteve të prodhuara nga lideri me renome nderkombëtare Sistem-Air.
Vitin që shkoi Central spiratori prezantoi disa nga gama e gjërë e produkteve të këtij sistemi në panairin ndërkombëtar PRISHTINA 2008 nga i cili u nda me një mirënjohje të veqantë nga ana e organizatorit të këtij panairi-Odes Ekonomike të Kosovës e në veqanti me një interesim të jashtëzakonshëm të vizitorëve.
Central Aspiratori, për klientët e vet të interesuar ka instaluar në zyret e selisë në Prishtinë disa nga produktet më të rëndësishme të sistemit të thithjes të cilat demonstrohen para klientëve të interesuar për të dëshmuar funkcionalitetin e shkëlqyshëm për befasinë shpirtërore.
Ndërsa për klientët tanë kemi rezervuar një numër të nduar duarshëm të katalogjeve të gjitha për të paisur klientët e interesuar me informacionet e nevojshme në lidhje me karakteristikat dhe funkcionimin e produkteve të sistemit dhe për ti ndihmuar ata për përzgjedhjet më të qëlluara sipas dizajnit dhe shijes së tyre.
Central Aspiratori garanton për klientët e vet asistencë teknike she shërbim të sigurtë për instalimin profesional të impianteve të sistemit, për këshilla profesionale praktike, udhëzime rreth përdorimit  dhe për gatishmëri intervenimi saherë që ajo kërkohet nga klientët tanë të qmuar.
Për informacione më të hollsishme drejtohuni në web-faqen tonë, përkatësisht në e-mail adresen tonë This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it dhe në numrat tonë të telefonit :
O44/049 168 652
044/ 913 486
038  717 531

 

FotoGaleria